Zgjedhjet në universitetet publike, kandidati Tonin Gjuraj evidenton shkeljet proceduriale të procesit
Më 21 Qershor të gjitha universitetet publike të vendit do të zhvillojnë zgjedhjet për autoritetet e reja drejtuese. Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati për rektor i UNISHK, Tonin Gjuraj doli para mediave të pranishme në konferencë dhe evidentoi disa shkelje proceduriale të procesit zgjedhor.
Në zgjedhjet për UNISHK janë tre kandidatë në garë për rektor: Rajmonda Këçira që mban aktualisht detyrën e rektores, Tonin Gjuraj dhe Nertila Ljarja.