Zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës, flet kandidati Tonin Gjuraj, nuk prononcohen Këçira dhe Ljarja
Ndërsa ka mbetur 1 javë nga fushata për zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës, ka folur për RTSH kandidati Tonin Gjuraj, i cili ka bërë një panoramë të takimeve të deritanishme të takimeve me pedagogët dhe studentët sipas fakulteteve, duke treguar edhe çeshtjet kryesore që janë diskutuar.
Kandidati Gjuraj ka treguar edhe prioritetet e tij në rast se do të zgjidhet në pozicionin e titullarit të institucionit më të rëndësishëm akademik në Veriun e vendit.
RTSH ka kërkuar prononcimet edhe të kandidatëve të tjerë për rektor, Rajmonda Këçira dhe Nertila Ljarja por nuk janë përgjigjur.