Lajme

Zgjedhjet parlamentare më 11 maj/ Sali Berisha ndryshon drejtuesit politikë në qarqe, ja emrat

Me caktimin e datës së zgjedhjeve, kreu demokrat, Sali Berisha, vendosi të ndryshojë drejtuesit politikë në qarqe.Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë, u vendos që grupi i punës të përbëhet nga 36 funksionarë të PD-së. Dy ditë më parë, Partia Demokratike miratoi ngritjen e një grupi pune për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme 2025, nën drejtimin e Belind Këlliçit. Por pas Tiranës, PD caktoi grupet e punës dhe drejtuesit e tyre edhe për disa qarqe të tjera në vend, për fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme të 11 majit, të dekretuara diten e djeshme nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Me firmë të kryetarit të saj, Sali Berisha, nën akuzë për dosjen “Partizani” dhe i sapodalë nga arresti shtëpiak ku qëndroi për gati një vit me vendim të GJKKO, janë përzgjedhur edhe emrat për qarqet Durrës, Berat, Elbasan, Lezhë, Kukës, si dhe për Kavajën dhe Rrogozhinën.

Bie në sy fakti se në Durrës është caktuar vetëm kreu i grupit, pikërisht ish-deputeti Gent Strazimiri, por jo ende ndihmësit e tij në shtab, teksa do të kenë edhe zonat e Fushë-Krujës dhe Krujës.

Për qarkun e Elbasanit, drejtues është caktuar deputeti Tomor Alizoti, teksa në grup do të jenë edhe 24 persona të tjerë në listë shtabi, mes tyre shumë deputetë si Aurel Bylykbashi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji apo Qani Xhafa.

Në Lezhë prin listën deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, që do ketë si ndihmës edhe 12 funksionarë politikë të partisë, mes tyre deputetet Elda Hoti, apo dhe Lindita Metaliaj.

Kurse në Berat drejtues është caktuar Eno Bozdo, i mbështetur nga deputeti Kasëm Mahmutaj dhe 4 të tjerë. Në degët Kavajë dhe Rrogozhinë është zgjedhur drejtues kryebashkiaku Fisnik Qosja, që do ndihmohet nga Shkëlqim Hoxha, Hekuran Xhani dhe Rudin Hylviu.

Qarku i fundit ku është përzgjedhur shtabi për zgjedhjet e 2025-s është i Kukësit, me drejtues deputetin Flamur Hoxha dhe ndihmës Isuf Çelën, Miftar Dautin, Nazlie Laçin dhe Besa Manajn. Presidenti i Republikës nxori dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në datën 11 maj 2025.

Për këto zgjedhje, Presidenti i Republikës kishte në dispozicion katër ditë të diela midis datave 15 prill dhe 11 maj 2025. Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i suksesshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

4 hours ago

This website uses cookies.