Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Këshillit të Evropës takon Celibashin

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) po zhvillon një vizitë në Shqipëri, duke takuar nivelet më të larta parlamentare dhe institucionale, që po merren me organizimin e zgjedhjeve.

Në këtë kuadër, delegacioni i PACE zhvilloi një takim të përbashkët me të tre trupat e KQZ-së: Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Komisionin Rregullator.

Sipas njoftimit për shtyp të KQZ-së, kryekomisionerit Celibashi, gjatë takimit, u prezantoi tablonë e përgatitjeve të procesit zgjedhor, ecurinë e procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë, organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor brenda vendit, masat për informimin dhe edukimin e zgjedhësve, me fokus te pakicat kombëtare, gratë, votuesit për herë të parë dhe grupet e margjinalizuara.

Nga ana e tij, delegacioni shprehu interes për koordinimin mes SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore, masat për parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, planet e KQZ për shpërndarjen dhe kthimin e fletëve të votimit për votuesit nga jashtë, procesin e votimit elektronik, duke evidentuar mungesën e zgjerimit të tij dhe vullnetin politik për këtë çështje dhe komunikimin publik mbi aspektet teknike të procesit zgjedhor, veçanërisht plotësimin e saktë të fletës së votimit.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti tw premten në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Simone Billi, dhe anëtarë Luz Martinez Seijo dhe Andrej Hunko.

Kryetarja e Kuvendit Spiropali i informoi anëtarët e ekipit vëzhgues mbi arritjet e Shqipërisë në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si edhe i njohu me përgatitjet dhe kontributin e Kuvendit për realizimin në 11 maj të zgjedhjeve të lira e të ndershme, sipas standardeve më të larta demokratike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.