Zgjedhjet për BSPSH Shkodër, votimi për kreun e BSPSH-së i hapur , Tuka ishte kandidati i vetëm

U zhvillua ditën e sotme Konferenca e 8 e zgjedhore BSPSH Shkodër .
Fillimisht u bë analiza e punës vështirë si dhe arritjet gjatë këtyre viteve.
Presidenti i BSPSH -së Gëzim Kalaja në fjalën e tij theksoi rëndësinë e organizimit të strukturave të BSPSH në këtë periudhë të konfliktualitetit politik.
Kryetari i BSPSH Shkodër, Albert Tuka dhe ai i Shëndetësisë Paolo Kaceri u ndalën tek roli i sindikatës në mbrotje të punëtorëve dhe tek vështirësitë që po kalon sot vendi i ynë, siç është edhe emigrimi.
Në fund u bë votim i hapur për kreun e BSPSH-së, dega Shkodër, ku Tuka ishte kandidati i vetëm dhe me vota unanime u rizgjodh sërish kryetar.