Zgjedhjet për Këshillin Studentor, Bendis Prendi merr besimin e 400 studentëve

Bendis Prendi është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Mes 8 kandidatëve që garuan, në fund fitues me votat e studentëve u shpall Prendi me 400 vota, student i shkencave mjekësore në vitin e dytë të degës fizioterapi. Prendi, pasi mori shumicën e votive, falenderon studentët për votëbesimin ndaj tij.
Kreu i ri i Këshillit Studentor tregon se cilat janë objektivat kryesore të tij në këtë rol të rëndësishëm që ka marrë përsipër që kryesisht lidhen me përmirësimin e kushteve për studentët.
Këshilli Studentor ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të studentëve dhe ngritjen e zërit për të përmirësuar kushtet në auditore.