Zgjedhjet për rektor, tre kandidatë në garë për Universitetin “Luigj Gurakuqi”
Më 21 Qershor të gjitha universitetet publike do të zhvillojnë zgjedhjet për autoritetet e reja drejtuese. Zgjedhjet do të mbahen njëkohësisht në të gjitha Universitetet publike në vend.
27 Maji, ka shënuar edhe etapën përfundimtare duke skalitur edhe emrat që do të garojnë për Rektor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Prof.Dr.Nertila Ljarja, kërkon të sfidojë rikthimet, por edhe të tashmen e Universitetit të Shkodrës duke hyrë në këtë garë, e cila që në nisje flet për një përballje të fortë. Prof.Dr. Rajmonda Këçira është rektorja në detyrë e Universitetit të Shkodrës pas shkarkimit të Suzana Golemit, ndërkohë që zonja Kçira kërkon një mandat të plotë në krye të qendrës akademike të veriut të vendit. Prof.Dr. Tonin Gjuraj, nuk flitej, mund të konsiderohet si një rikthim në Universitetin e Shkodrës. Ai ka qënë vite më parë pedagog në qendrën akademike të veriut, ndërkohë që prej vitesh mban postin e Rektorit në një nga Universitetet private në Tiranë. Krahas listës së kandidatëve për postin e rektorit, komisioni zgjedhor institucional ka publikuar edhe listën e kandidatëve për senatin akademik në bazë të fakulteteve. Javën e ardhshme pritet publikimi i kandidaturave për dekanë.