Categories: AktualitetLajme

Zgjedhjet për rektor, tre kandidatë në garë për Universitetin “Luigj Gurakuqi”

Më 21 Qershor të gjitha universitetet publike do të zhvillojnë zgjedhjet për autoritetet e reja drejtuese. Zgjedhjet do të mbahen njëkohësisht në të gjitha Universitetet publike në vend.

27 Maji, ka shënuar edhe etapën përfundimtare duke skalitur edhe emrat që do të garojnë për Rektor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Prof.Dr.Nertila Ljarja, kërkon të sfidojë rikthimet, por edhe të tashmen e Universitetit të Shkodrës duke hyrë në këtë garë, e cila që në nisje flet për një përballje të fortë. Prof.Dr. Rajmonda Këçira është rektorja në detyrë e Universitetit të Shkodrës pas shkarkimit të Suzana Golemit, ndërkohë që zonja Kçira kërkon një mandat të plotë në krye të qendrës akademike të veriut të vendit. Prof.Dr. Tonin Gjuraj, nuk flitej, mund të konsiderohet si një rikthim në Universitetin e Shkodrës. Ai ka qënë vite më parë pedagog në qendrën akademike të veriut, ndërkohë që prej vitesh mban postin e Rektorit në një nga Universitetet private në Tiranë. Krahas listës së kandidatëve për postin e rektorit, komisioni zgjedhor institucional ka publikuar edhe listën e kandidatëve për senatin akademik në bazë të fakulteteve. Javën e ardhshme pritet publikimi i kandidaturave për dekanë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Media gjermane “Merkur.de”: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?Media gjermane “Merkur.de”: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Media gjermane “Merkur.de”: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan…

27 minutes ago
Dita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëDita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Që nga viti 1967, 2 prilli kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, duke…

30 minutes ago
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për AutizminDita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve…

34 minutes ago

Horoskopi për ditën e sotme, 2 prill 2025

DashiEnergjia që qarkullon ju ka ndikuar thellë në vetëdije duke ju ndryshuar kahun e mendimeve.…

37 minutes ago

Parashikimi i motit, e mërkurë, 2 prill 2025

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…

40 minutes ago

Ndërron jetë në moshën 65 vjeçare ylli i kinematografisë, Val Kilmer

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”,…

2 hours ago