Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Bajden: Jam i gatshëm për debat me Tramp
Presidenti i SHBA, Xho Bajden (o.Joe Biden) është shprehur i gatshëm të përballet me ish- presidentin Donald Tramp (Trump) në një debat përpara zgjedhjeve të nëntorit.
“Jam i lumtur të debatoj me të, Unë jam, diku. Nuk e di kur, tha Bajden.
Nga ana tjetër, këshilltari i fushatës së Tramp, Chis LaCivita u përgjigj në rrjetin social X “Ok, le ta vendosim!”
Tradicionalisht, debatet presidenciale të vitit zgjedhor janë organizuar nga një komision jopartiak dhe janë planifikuar në vjeshtë.
Nëntorin e shkuar, ky komision njoftoi se në universitetet e Teksasit, Utah dhe Virxhinias nga shtatori deri në tetor mund të mbaheshin debate mes dy rivalëve.
Bajden ndërkohë nuk është shprehur për një përballje publike me Tramp ndërsa më herët është shprehur se nëse do të dilte në skenë me Tramp kjo varej nga sjellja e këtij të fundit.
Gjatë javëve të fundit, Tramp dhe përfaqësues të fushatës së tij kanë ushtruar presion ndaj Bajden për të debatuar edhe para datave të planifikuar nga komisioni i debateve.
Debati i parë televiziv mes dy kandidatëve për drejtimin e shtëpisë së bardhë ishte ai i mbajtur mes Richard Nixon dhe John Kenedit në 1960-ën dhe besohet se ai e ndihmoi Kenedin të zgjidhej president. Kandidatët e partisë republikane dhe asaj demokrate kanë debatuar të paktën një herë para zgjedhjeve që nga viti 1976.