Categories: BotaLajmePolitikë

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Bajden: Jam i gatshëm për debat me Tramp

Presidenti i SHBA, Xho Bajden (o.Joe Biden) është shprehur i gatshëm të përballet me ish- presidentin Donald Tramp (Trump) në një debat përpara zgjedhjeve të nëntorit.

“Jam i lumtur të debatoj me të, Unë jam, diku. Nuk e di kur, tha Bajden.

Nga ana tjetër, këshilltari i fushatës së Tramp, Chis LaCivita u përgjigj në rrjetin social X “Ok, le ta vendosim!”

Tradicionalisht, debatet presidenciale të vitit zgjedhor janë organizuar nga një komision jopartiak dhe janë planifikuar në vjeshtë.

Nëntorin e shkuar, ky komision njoftoi se në universitetet e Teksasit, Utah dhe Virxhinias nga shtatori deri në tetor mund të mbaheshin debate mes dy rivalëve. 

Bajden ndërkohë nuk është shprehur për një përballje publike me Tramp ndërsa më herët është shprehur se nëse do të dilte në skenë me Tramp kjo varej nga sjellja e këtij të fundit. 

Gjatë javëve të fundit, Tramp dhe përfaqësues të fushatës së tij kanë ushtruar presion ndaj Bajden për të debatuar edhe para datave të planifikuar nga komisioni i debateve.

Debati i parë televiziv mes dy kandidatëve për drejtimin e shtëpisë së bardhë ishte ai i mbajtur mes Richard Nixon dhe John Kenedit në 1960-ën dhe besohet se ai e ndihmoi Kenedin të zgjidhej president.  Kandidatët e partisë republikane dhe asaj demokrate kanë debatuar të paktën një herë para zgjedhjeve që nga viti 1976.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

3 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

3 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

3 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

3 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

3 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

3 hours ago

This website uses cookies.