Zgjedhjet- Qeveria shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat ID dhe pasaportat biometrike të skaduara
Ministri I Brendshëm Ervin Hoxha ka njoftuar vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave për zgjatjen e vlefshmërisë për kartat ID dhe pasaportat biometrike.
Ky vendim u jep mundësi të gjithë shqiptarëve që jetojnë në diasporë që të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës, duke u regjistruar fillimisht në Platformën Elektronike të Regjistrave.
“Miratuam aktin për zgjatjen e vlefshmërisë për kartat ID dhe pasaportat biometrike. Kjo situatë e krijuar do zgjidhë ngërçin. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që ju ka përfunduar vlefshmëria e kartave ID. Me miratimin e këtij akti, çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit, do ushtrojë të drejtën e votës.
Ata do votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistravetë KQZ”, deklaroi Hoxha.
I pyetur nëse shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët nuk disponojnë dokumentet shqiptare, do kenë mundësi për të votuar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, Hoxha u përgjigj se “Shtetasit shqiotarë që kanë kartë identiteti të pavlefshme, pas miratimit të aktit do kenë mundësi të rejgistrohen në platform sipas udhëzimeve. Ata që nuk i kanë këto dokumenta, nuk do mundën të votojnë”.