Lajme

Zgjedhjet- Qeveria shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat ID dhe pasaportat biometrike të skaduara

Ministri I Brendshëm Ervin Hoxha ka njoftuar vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave për zgjatjen e vlefshmërisë për kartat ID dhe pasaportat biometrike.

Ky vendim u jep mundësi të gjithë shqiptarëve që jetojnë në diasporë që të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës, duke u regjistruar fillimisht në Platformën Elektronike të Regjistrave.

Miratuam aktin për zgjatjen e vlefshmërisë për kartat ID dhe pasaportat biometrike. Kjo situatë e krijuar do zgjidhë ngërçin. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që ju ka përfunduar vlefshmëria e kartave ID. Me miratimin e këtij akti, çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit, do ushtrojë të drejtën e votës.

Ata do votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistravetë KQZ”, deklaroi Hoxha.

I pyetur nëse shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët nuk disponojnë dokumentet shqiptare, do kenë mundësi për të votuar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, Hoxha u përgjigj se “Shtetasit shqiotarë që kanë kartë identiteti të pavlefshme, pas miratimit të aktit do kenë mundësi të rejgistrohen në platform sipas udhëzimeve. Ata që nuk i kanë këto dokumenta, nuk do mundën të votojnë”.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

7 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

7 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

7 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

7 hours ago

Zgjedhje 2025 në Shkodër – Të drejtë vote 261 579 qytetarë, të regjistruar nga Diaspora 17480 vetë

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…

7 hours ago

Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…

7 hours ago