Zgjedhjet- Zgjidhen kryetarët e 10 degëve të Partisë Demokratike
Zgjidhen kryetarët e 10 degëve të Partisë Demokratike. Pas numërimit të fletëve të votimit, për zgjedhjet e mbajtura më 23 dhe 24 mars, Resmi Shanaj u zgjodh në krye të PD-së së Mallakastrës, duke fituar 82% të votave; Elvis Hajdërlli fitoi 74% të votave duke u zgjedhur në krye të PD-së së Devollit; Behar Xhaferaj në krye të PD-së Poliçan me 63% të votave; Mustafa Pashaj në krye të PD-së Peqin me 8% të votave; Denis Duka doli fitues në Shijak me 53% të votave; Shaqir Manjani arriti të siguronte 78% të votave duke u zgjedhur në krye të PD-së Bulqizë; Bardhyl Hoxhaj arriti të siguronte 71% të votave duke u zgjedhur në krye të PD-së Tropojë; Rrahman Dema siguroi 58% të votave duke u zgjedhur kreu i PD-së Kukës; Nevjan Pasho arriti të fitonte ne krye të PD-së Kuçovë me 94% të votave; dhe Aleksandër Lala u zgjodh në krye të PD-së Mirditë me 85 % të votave.
“Bazuar në vendimin Nr. 3, datë 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në Vendimin Nr. 4, datë 28 shkurt 2024, të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale (KOKOE), në datat 23 dhe 24 mars 2024 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar në 10 degë të PDSH.
Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00”, thuhet në njoftim.