“Zgjidh zanatin”, Manastirliu: 400 nxënës u transferuan në arsimin profesional

Manastirliu 15

Manastirliu 15

Në kuadër të fushatës “Zgjidh Zanatin”, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim në mjediset e shkollës “28 Nëntori” në Burrel.  Manastirliu, në fjalën e saj theksoi ndryshimet dinamike në tregun e punës sot dhe nevojën për profesionistë dhe zanatçinj.

Tregu i punës sot po ndryshon shumë. Kërkohet shumë profesionisti, kërkohet zanatçiu në një ekonomi, e cila është dinamike dhe që ndryshon shpejt. Për arsyet e zhvillimeve të kohës kërkohet që të rinjtë të dalin shpejt në tregun e punës për të mundësuar pikërisht zhvillimin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Dhe ju e dini që Shqipëria në vitin që lamë pas ka pritur mbi 10 milionë turistë dhe imagjinoni sesa shumë shërbime duhet që ne të ofrojmë dhe shërbime cilësore, në hoteleri turizëm. Kemi nevojë që të kemi jo vetëm profesionistë të zotë, por të kemi edhe profesionistë të shumtë në numër“, tha Ministrja.

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me strukturat e Arsimit Profesional, për të mundësuar transferimin pa burokraci të nxënësve që kanë prirje drejt zanateve, nga vitet e para të gjimnazit, drejt shkollave profesionale, Manastirliu tha se janë mbi 400 nxënës që kanë bërë këtë zgjidhje gjatë dy muajve të fushatës “Zgjidh Zanatin”.

Në dy muaj e fundit të vitit ne realizuam një tjetër bashkërendim me mësuesit, me drejtuesit e shkollës, me drejtoritë arsimore, me shkollat dhe drejtuesit e arsimit profesional për të transferuar drejt arsimit profesional nxënësit e viteve të para gjimnazit që kanë një prirje drejt arsimit profesional dhe nuk kanë arritje të mëdha në arsimin e përgjithshëm, duke mundësuar gjithashtu që dhe ata që kanë talente të shkojnë drejt arsimit profesional ndërkohë që kanë filluar gjimnazin. Vetëm në dy muajt e fundit, ne kemi arritur që të transferojmë në arsimin profesional mbi 400 nxënës”, u shpreh Manastirliu.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtues të Bashkisë Mat, përfaqësues të drejtorisë arsimore, mësues dhe prindër. Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i arsimin profesional, si një mundësi për një punë të sigurt dhe të mirëpaguar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.