Zgjidhet “Trajneri i vitit” në tenis, Djokovic: Çfarë duhet të bëjmë që të fitojmë?

Djokovic

Djokovic

Një rivalitet i ri ka lindur në botën e tenisit, ai mes numrit një në renditjen botërore Novak Djokovic dhe italianit Jannik Sinner, që është ngjitur në vendin e katërt në renditjen ATP. Serbi mposhti Sinner në finalen e “Nitto Atp Finals”, por italiani mori menjëherë hak, duke fituar Kupën Davis ( ku mposhti në finale Australinë, por më herët Italia eliminoi Serbinë e Noles).

Falë performancave shumë të mira të këtij viti, tenisti italian është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme në këtë fund viti. Sinner u zgjodh lojtari më i dashur nga tifozët e tenisit në të gjithë botën, ndërsa dy trajnerët e tij Simone Vagnozzi dhe Darren Cahill fituan çmimin ATP “Trajneri i vitit”.

Vetëm në vendin e katërt u rendit Goran Ivanisevic, trajneri i Djokovic. Kjo që nuk i ka pëlqyer aspak tenistit serb, që në një shkrim në rrjetet sociale, pasi ka përgëzuar trajnerët e Sinnerit për çmimin e marrë, ka përdorur ironinë për të “ngushëlluar” trajnerin e tij.

“Goran, mendoj që duhet të fitojmë të katërta Grand Slamet, që ti (ndoshta) të mund të fitosh çmimin trajneri i vitit. E mbyllëm vitin në vendin e parë në renditje, fituam 3 Grand Slam, shumë turne të tjerë. Të shkruash historinë e këtij sporti nuk është e mjaftueshme, trajneri im i dashur”, shkruan Djokovic.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.