Lajme

Zgjidhje inovative për një Shkodër më të gjelbër: BE mbështet 5 ekipe sipërmarrësish

Circular City Labs Shkodra do të mbështëse financiarisht 5 ekipe sipërmarrësish të rinj për të zhvilluar zgjidhje të qëndrueshme në menaxhimin e mbetjeve dhe promovimin e ekonomisë qarkulluese në Shkodër.

Pas dy muajsh trajnime intensive në formatin Growpreneur, pjesë e programit të akselerimit  9 ekipet e përzgjedhura nga 31 aplikime fillestare prezantuan idetë e tyre në Demo Day, duke paraqitur projekte për transformimin e mbetjeve organike, tekstile dhe plastike. 5 ekipet më të suksesshme të cilat do të përfitojnë deri në 200,000 euro u përzgjodhën nga juria për të vijuar zbatimin e projekteve të tyre.

Gjatë programit, ekipet propozuan zgjidhje kreative dhe praktike për sfidat e menaxhimit të mbetjeve. Disa nga idetë kryesore përfshijnë: Transformimi i mbetjeve tekstile në produkte të reja dhe të ripërdorshme, duke reduktuar mbetjet industriale dhe krijuar mundësi pune.

Shndërrimi i mbetjeve ushqimore në produkte të reja, duke ndihmuar në luftën kundër shpërdorimit të ushqimit.

Riciklimi i materialeve organike përmes platformave dixhitale që lidhin bizneset me fermerët dhe kompostuesit, duke promovuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve.

Përdorimi kreativ i mbetjeve plastike dhe ambalazhit për të reduktuar ndotjen dhe promovuar praktikat e riciklimit.

Në një njoftim për shtyp zyra e GIZ në Shqipëri bëri të ditur se, CCL Shkodra është një nismë e mbështetur nga projektet BE për Circular Economy and Livable Cities (EU4CELC) dhe BE për  Innovation (EU4I), të bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian (BE), Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Ky program synon të fuqizojë individët dhe bizneset në Shkodër për të zhvilluar zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve, duke kontribuar në ndërtimin e një ekonomie qarkulluese dhe të gjelbër, duke vendosur standarde të reja për qëndrueshmërinë dhe inovacionin në qytetin e Shkodrës.

Circular City Labs Shkodra (CCL Shkodra) është një program akselerimi inovativ i krijuar për të adresuar sfidat urbane të menaxhimit të mbetjeve, duke nxitur zgjidhje të bazuara në ekonominë qarkulluese. Pas suksesit të Circular City Labs – Tiranë, ky program tani zgjerohet në Shkodër, me fokus në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme kryesisht për mbetjet organike, mbetjet e paketimit dhe mbetjet tekstile. Synimi kryesor është krijimi i qyteteve më të gjelbra dhe më të jetueshme, përmes zgjidhjeve që reduktojnë, ripërdorin dhe riciklojnë këto lloje mbetjesh. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kopliku për programin e PD-së – Kandidati demokrat bashkëbisedim me të rinjtë në një forum publik

Kandidati për deputet i PD-së, Ted Kopliku, ishte pjesë e forumit publik në Shkodër, ku…

1 day ago

PS takime në ZAZ 4 në qytet – Beci, Spahija dhe Bejleri përcollën mesazhin e vijimësisë së investimeve

Takimet me banorët e Shkodrës nga kandidatët e PS vijojnë në një tjetër zonë të…

1 day ago

Çmimet në fokusin e Bardh Spahisë – Kandidati i PD- së i krahason me ato të Malit të Zi

Çmimet e larta po e varfërojnë çdo ditë shportën e familjeve shkodrane dhe atyre shqiptare.…

1 day ago

Rajmond Rasha në “Histori Sportive” / Sportist-trajner, 60 vite pa ndërprerje në fushën e basketbollit

Emisioni “Histori Sportive”, transmetuar mbrëmjen e së premtes në ekranin e RTSH Shkodra, kishte për…

1 day ago

Bekimi i ushqimeve për Pashkë – Ritet e fundit të besimtarëve përpara kremtimit të Pashkës

Besimtarë të shumtë i janë drejtuar katedrales në Shkodër  për të bekuar shportën e ushqimeve…

1 day ago

Dy aksidente në Shkodër, njëri me vdekje – Një 65- vjeçar humb jetën, ndërsa një 68- vjeçar mbetet i plagosur

Rreth orës 10:50, në lagjen "3 Heronjtë" automjeti me drejtuese shtetasen  E. N., 70 vjeçe,…

1 day ago