Zgjidhje të shumta martesore gjatë vitit 2023, avokati Bungaja apel çifteve : Mos përçoni urrejte tek fëmijët !
2023, u regjistruan 328 çeshtje me objekt “zgjidhje martese” / Bungaja apel çifteve: Mos përçoni urrejte tek fëmijët !
Viti 2023 ka vijuar me raste të shtuara të zgjidhjeve martesore. Sipas avokatit Ardjan Bungaja, arsyet janë të ndryshme, por kryesore mbetet gjendja ekonomike
Ajo që bie në sy është ulja e rasteve të dhunës në familje. Për avokatët ndikim ka patur zbatimi rigoroz i ligjit, ku për çdo rast dhunuesit janë ndëshkuar me burg.
Mesazhi i drejtohet familjeve që janë në proces dicorvi, por që kanë edhe fëmijë. “Mos ndikoni negativisht tek të vegjlit, mos i rrisni me urrejtje ndaj njërit prind! “, është apeli që Bungaja u drejton çifteve.
Në vitin që lamë pas, Gjykata e shkallës së parë, juridiksioni Shkodër, ka gjykuar 328 çështje me objekt zgjidhje martese, ku vetëm 8 prej tyre kanë qenë me kërkesë të dy palëve.