“Zgjodhën Shqipërinë, po ti?”/ Në takim u prezantuan historitë e të rinjve që shohin të ardhmen në vendin e tyre

“Zgjodhën Shqipërinë, po ti?” ishte ky aktiviteti që u zhvillua në Bibliotekën Shkencore të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Fokusi i takimit ishin historitë frymëzuese të personave që kanë vendosur të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.Sentiljana merret me kultivimin e mjedrës në Vaun e Dejës. Ajo është e vendosur për ta vazhduar këtë aktivitet në vendlindjen e saj.Denisa dhe Behari janë dy nga studentët që po ndjekin studimet e tyre në vend. Ata shprehen të kënaqur për vendimmarrjen e tyre.Historitë dhe rrëfimet e disa nga shembujve frymëzues u ndoqën me vëmendje nga studentët e pranishëm në sallën e Bibliotekës Shkencore.