Zhan Todt: Vizitat në shtëpinë Shumaker rutinë e jetës sime!
![Shumaker rutinë e jetës](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/Shumaker-rutine-e-jetes.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
“E vizitoj rregullisht atë dhe familjen e tij. E bëj me shumë dëshirë pasi raporti ynë shkon përtej punës që kemi bërë bashkë për shumë vite”. Në daljen më të fundit për mediet Zhan Tod ka pranuar se është prej atyre personave me fat, të cilët kanë besimin e plotë të familjes së shtatë herë kampionit të botës në Formula 1.
Ish-numri një i Ferrarit ka lënë të kuptohet se takohet shpesh me shtatë herë kampionin e botës. “Majkëll Shumakeri është pjesë e jetës sime, e cila tashmë është larg Formulës 1”, tha Zhan Tod, i cili nuk pranoi që të jepte detaje mbi gjendjen aktuale të kampionit gjerman.