Zhang: Sa të jem unë president, Interi në nivelet më të larta

“Zërat që qarkullojnë për shitjen e klubit? Janë të rreme. Për 7 vitet e fundit, çdo ditë ka pasur thashetheme. Kemi fituar 6 trofe dhe fakti që jemi afër trofeut të shtatë, yllit të dytë për klubin, është diçka që shtohet për trashëgiminë e klubit. Për sa kohë që unë jam president, mund të them se ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe të fitojmë”.

Presidenti i Interit, Steven Zhang foli për Sky Sport, nga Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1. “Më duhet të them që këtë vit jam shumë krenar për të gjithë anëtarët e ekipit dhe si president nuk mund të jem më i kënaqur. E dimë se çfarë duam, mentaliteti fitues nuk ka qenë kurrë më i lartë.

Lautaro? E kemi parë të rritet, ai është bërë fitues. Dhe për mua Inzaghi, siç e thashë tashmë, është një dhuratë. Të jesh në gjendje të punosh me një trajner si Inzaghi, si president, të jep qetësi dhe besim. Pa dyshim: ne do të vazhdojmë së bashku”, ka thënë mes të tjerash Steven Zhang.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.