Zhbllokohet aksi Theth-Ndërlysaj/Dalja e përroit nga shtrati bllokoi rrugën për disa orë

zhbllokohet aksi

zhbllokohet aksi

Moti i keq solli probleme në qarkun Shkodër.Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit Ndërlysaj dje në mesditë u bllokua segmenti Theth-Ndërlysaj, ndërsa në fshatin Buzhalë të Bashkisë Pukë, si pasojë e rrëshqitjes së dherave u dëmtua kabina e këtij fshati duke ndërprerë energjinë. Nga Institucioni Prefektit u kordinua puna me të gjithë strukturat vendore dhe rajonale për stabilizimin e situatës në segmentin e Thethit. Gjatë natës tre segmentet e bllokuara nga shembjet e dheut në rrugën e Thethit u zhbllokuan. Tashmë aksi rrugor nga Ndërlysaj në drejtim të Thethit është i hapur për udhëtarët.Gjatë natës u zhbllokua rruga edhe në vendet e njohura si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”. Ndërkohë vijon puna e strukturave të OSHEE në terren për riparimin e defekteve, të cilat për shkak të erërave të forta kanë dëmtuar shumë linja të furnizimit me energji elektrike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.