Categories: LajmeMjedis

Zhbllokohet aksi Theth-Ndërlysaj/Dalja e përroit nga shtrati bllokoi rrugën për disa orë

Moti i keq solli probleme në qarkun Shkodër.Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit Ndërlysaj dje në mesditë u bllokua segmenti Theth-Ndërlysaj, ndërsa në fshatin Buzhalë të Bashkisë Pukë, si pasojë e rrëshqitjes së dherave u dëmtua kabina e këtij fshati duke ndërprerë energjinë. Nga Institucioni Prefektit u kordinua puna me të gjithë strukturat vendore dhe rajonale për stabilizimin e situatës në segmentin e Thethit. Gjatë natës tre segmentet e bllokuara nga shembjet e dheut në rrugën e Thethit u zhbllokuan. Tashmë aksi rrugor nga Ndërlysaj në drejtim të Thethit është i hapur për udhëtarët.Gjatë natës u zhbllokua rruga edhe në vendet e njohura si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”. Ndërkohë vijon puna e strukturave të OSHEE në terren për riparimin e defekteve, të cilat për shkak të erërave të forta kanë dëmtuar shumë linja të furnizimit me energji elektrike.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falasDeri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

9 hours ago
Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prillManastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

9 hours ago
Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e BurrelitShuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

9 hours ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

9 hours ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

10 hours ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

10 hours ago