Lajme

Zhbllokohet rruga  Bogë – Theth, orteqet  në Qafë Thore rrezikojnë ribllokimin

Në zonat malore të Qarkut të Shkodres reshje bore me intesnsitet të ulët ka patur edhe gjatë natës së mbrëmshme, megjithatë siç bëhet e ditur nga Autoriteti Rrugor për Zonën Veriore të vendit akset rrugore që mbulohen nga kjo drejtori janë të gjitha të hapura.

 Mëngjesin e sotëm është bërë e mundur nga fimra kontraktore hapja  aksit Bogë – Theth, që u bllokua një ditë më parë kryesisht për shkak të orteqeve të shpeshta që bien në Qafë Thore. Specialistë të kësaj drejtorie thonë se pavarësisht ndërprerjes së reshjeve  mbetet e lartë mundësia e ribllokimit të këtij aksi nga orteqet.

 Ndërkohë, me mjetet borëpastruese po punohet vazhdimisht për mbatjen hapur jo vetem rrugës Bogë – Theth, por edhe nga Hani i Hotit deri në Vermosh.

 Sa i përket segmenteve të tjera rrugore në zonën malore te Qarkut të Shkodrës, bëhet e ditur se janë të bllokuara rrugët Kir – Shosh, në zonën e Dukagjinit, si dhe disa nga  segmente rurale në njësitë administrative Temal dhe Shllak të Bashkisë Vau i Dejës dhe në Iballë të Bashkisë Fushë – Arrës.

Krahas  problemeve me qarkullimin, përkeqësimi i kushteve të motit me reshje dhe ulje temperaturash që nga fillimi i kësaj jave, ka krijuar problem edhe sa i përket furnizmit me energji elektrike në disa zona të qarkut.

 Në Bashkinë e Shkodrës,  perveç se në zonën malore të Dukagjinit,  nga Bregu i Lumit e deri në Prekal,  ndërprerje të enegjisë ka patur edhe fshatin Bardhaj të Njësisë Administrative Rrethina. Gjithashtu mungesë e furnizimit me energji elektrike raportohet edhe për disa fshatra të bashkisë  Vau i Dejës, përfshirë edhe zonën e Bushatit.

Ndërsa nga bashkitë, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fush Arrës  nuk raportohen probleme të furnizimit me energji. 

Nga Opertori i Shpërndarjes së Energjisë  për rajonin, bëhet e ditur se po vijon puna në të gjitha zonat ku ka defekte për rikthimin sa më shpejt të energjisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Papa Françesku jashtë rrezikut për jetën, Ati i Shenjtë do të trajtohet edhe për disa ditë

Selia e Shenjtë bëri me dije se Papa Françesku ishte me humor të mirë këtë…

2 hours ago

“Bie” Vllaznia e femrave – Kuqeblutë u mposhtën me përmbysje në “Loro Boriçi” nga skuadra rivale e Gramshit

Kryendeshja e javës së 12-të në futbollin e femrave Vllaznia-Gramshi përfundoi me fitoren e miqve…

3 hours ago

Alonso beson te përmbysja: Për një ekip që fitoi i pamposhtur Bundesligën, s’ka gjëra të pamundura!

Vigjilja e ndeshjes mes Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih është ndezur prej deklaratave të Alonsos…

3 hours ago

Liverpul-PSG/ Luis Enrike nuk përgatit asgjë të veçantë, francezët i besojnë kualifikimit

Edhe pse do të luajnë në një stadium të mitik siç është “Anfield Road”, PSG…

3 hours ago

Atletiko Madrid-Real Madrid / Ançeloti “grumbullon” Dani Karvahal

Për të rritur përqëndrimim dhe frymën e grupit në ekip në prag të derbit me…

3 hours ago

Inter-Fejnord/ Inzagi rigjen Zomerin, Asllani e nis nga stoli

Interi pret sot në mbrëmje ekipin e Fejnordit për të luajtur aktin e dytë të…

3 hours ago

This website uses cookies.