Zhbllokohet segmenti Bogë-Theth/Disa zona të thella vazhdojnë pa energji elektrike

zhbllokohet

zhbllokohet

Reshjet e dendura të borës nuk kanë ndalur gjatë mbrëmjes së djeshme në Qarkun e Shkodrës, sidomos në Bashkinë Shkodër. Fatmirësisht të gjitha akset nacionale janë të hapura, por situata ka qenë kritike në zonat e thella malore, ku është ndërprerë energjia elektrike. Autoritetet kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugës Bogë-Theth nga bora, duke e bërë atë të aksesueshme, por këshillohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore. Në aksin rrugor Bogë-Qafë Thore ka rreth 20 cm rreshje dëbore por rruga është e kalueshme.Në territorin e bashkisë Malësi e Madhe nuk raportohen probleme me përjashtim të energjisë elektrike. Në njësinë administrative Kastrat dhe në fshatin Vermosh ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në bashkinë Pukë nuk raportohen probleme, ndërsa në atë Fushë Arrëz vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë dhe trashësia e borës arrin rreth 20 cm.Rrugët janë të kalueshme me vështirësi për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ARRSH thekson se është e domosdoshme që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.