Categories: LajmeMjedisKryesore

Zhbllokohet segmenti Bogë-Theth/Disa zona të thella vazhdojnë pa energji elektrike

Reshjet e dendura të borës nuk kanë ndalur gjatë mbrëmjes së djeshme në Qarkun e Shkodrës, sidomos në Bashkinë Shkodër. Fatmirësisht të gjitha akset nacionale janë të hapura, por situata ka qenë kritike në zonat e thella malore, ku është ndërprerë energjia elektrike. Autoritetet kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugës Bogë-Theth nga bora, duke e bërë atë të aksesueshme, por këshillohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore. Në aksin rrugor Bogë-Qafë Thore ka rreth 20 cm rreshje dëbore por rruga është e kalueshme.Në territorin e bashkisë Malësi e Madhe nuk raportohen probleme me përjashtim të energjisë elektrike. Në njësinë administrative Kastrat dhe në fshatin Vermosh ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në bashkinë Pukë nuk raportohen probleme, ndërsa në atë Fushë Arrëz vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë dhe trashësia e borës arrin rreth 20 cm.Rrugët janë të kalueshme me vështirësi për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ARRSH thekson se është e domosdoshme që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavësTym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

4 hours ago
Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me InterinRuiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

4 hours ago
Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votësEkskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

18 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

18 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

19 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

20 hours ago