Zhgënjen Vllaznia, humbet në laç 2-1/ Kuqeblutë shënojnë të parët, por përmbysin kurbinasit

Vllaznia e Shkodrës ishte mysafire sot në Laç duke u ndeshur me skuadrën vendase me të njëjtin emër në kuadrin e javës së katërt të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Një nisje e ndeshjes ku nuk ka ku shkon më bukur kur që në të tretën minutë kalon në avantazh me një gol mjeshtror shënuar nga Lorik Boshnjaku.  Por, pas golit, skuadra kuqeblu nuk e bëri mirë detyrën e saj, sepse nuk arriti të administrojë si duhet minutat në vazhdim. Një tip tërheqje që i jep mundësi vendasve të zhvendosin lojën në portën e Vllaznisë. Disa raste shënimi radhazi për Laçin, që nëse nuk arrin të shënojë, merita i takon portjerit Kristi Qarri. Por, gardiani shkodran dorëzohet në minutën e gjashtë shtese, kur një goditje  dënimi e vendasve finalizohet nga Soboëale. Me shifrat e barabarta 1 me 1, skuadran shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve. Ndërkohë që e dyta shoqërohet me një luftë të fortë sportive. Vllaznia kërkon të rimarrë avantazhin, por janë vendasit ato që i gëzohen golit të avantazhit. Është minuta e 72-të, kur 18 vjeçari Ledio Tresa, gjuan fluturimthi nga distanca, topi i të cilit përfundon në trekëndëshin e majtë të portjerit Qarri. Pësimi i golit të dytë shkund Vllazninë, e cila shton forcat sulmuese duke hedhur në fushë, fillimisht Alivodën dhe më pas edhe Çobën, ndërkohë që më herët bën një ndërrim të detyruar pas dëmtimit të Hakajt duke aktivizuar Asanin, ndërkohë që i jep minuta edhe Becit në prapavijë. Tetë minutat shtese nuk mjaftojnë për Vllazninë të barazojnë rezultatin duke pritur vërshëllimën e arbitrit durrsak Andi Koçi që sinjalizon mbylljen e të gjithë ndeshjes me rezultatin 2 me 1 në favor të Laçit. Me këtë fitore, e dyta radhazi nën drejtimin e trajnerit të ri Skerdi Bejzade, Laçi shkon në vendin e dytë të klasifikimit me 7 pikë, ndërkohë që Vllaznia zbret në vendin e pestë me 5 pikë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

2 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

2 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

2 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

5 hours ago

This website uses cookies.