Zhgënjen Vllaznia, mposhtet nga Skënderbeu, opinionet e analistëve Mani, Lugji dhe gazetarit Tonin Frroku

Ndonëse ballafaqimi i mbrëmjes së premte, me finalen e vogël të vendit të tretë dhe katërt të Superiores, Vllaznia-Skënderbeu nuk paraqiste ndonjë interes të madh, kjo sfidë pritej të mbyllej me fitoren e kuqebluve, që fatkeqësisht zhgënjyen duke u  mundur me rezultatin 3 me 2. Në këtë mëyrë, Vllaznia e mbyll sezonin e Superiores në vendin e katërt. Analiza e kësaj ndeshje zhgënjyese për kuqeblutë ka ardhur në emisionin “Emocionet e pas ndeshjes”, transmetuar mbrëmjen e së premtes në RTSH Shkodra, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes përmes të ftuarve në panel, Ardit Mani dhe Fatmir Lugji si dhe lidhjes së drejtpërdrejtë me gazetarin sportiv Tonin Frroku në Korçë.

Më gjërësisht me panoramën sportive të javës do të njiheni në emisionin tjetër sportiv në RTSH Shkodra, atë të mbrëmjes së mërkurë, Studio Sport, ora 20:30.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.