Zhupa ofendon Erion Braçen, mazhoranca braktis seancën gjatë interpelancës për vrasjen e 14-vjeçarit
Mazhoranca ka braktisur seancën plenare në shenjë proteste pas një ofendimi që deputetja demokrate Ina Zhupa i bëri kolegut socialist Erion Braçe gjatë zhvillimit të interpelancës për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”.
Gjatë një replike ndaj komenteve të Bracës, Zhupa iu përgjigj me shprehje jo etike, dhe duket se kjo solli reagimin e mazhorancës për braktisjen e seancës dhe moszhvillimin e interpelancës.
“Nuk e di kush ta jep të drejtën që të më quash ruse se unë nuk ia jap të drejtën vetes të të quaj kone edhe pse kështu të quajnë të gjithë. Andej nga vij unë ka një shprehje kur fëmijët futen në çështjet e të rriturve “O Erion t’u rrit boja, sa shumë të ha goja”, tha Zhupa.
Kjo ka sjellë përpallje dhe tensione, ku kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i kërkoi deputetes të kërkojë falje dhe të mos kalojë në ofendime.
Pas këtij momenti ku po zhvillohej interpelanca e thirrur nga Zhupa me ministren e arsimit Ogerta Manastirliu për sigurinë në shkolla, mazhoranca ka vendosur të largohet nga salla.
“Dilni përjashta të gjithë” ka qenë deklarata e Zhupës teksa kolegët e kësaj të PS largoheshin, ndërsa jo vijonte interpelancën në Kuvend.