Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej tyre.
I vlerësuar si një nga 7 kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore, ai duhet zhvilluar përmes studimeve të thelluara të tij.
Ky është edhe mendimi i muzikologut shkodran, Qamil Gjyrezi.
Zhvillimi i aktiviteteve teoriko-muzikore do të përcillte bazën e nevojshme të njohurive mbi ahengun edhe tek brezat e rinj, shprehet Gjyrezi.
Muzikologu Gjyrezi propozon disa pika që kanë si synim zhvillimin e mëtejshëm të artit në Shkodër.
Krijimi i një muzeu të lidhur me zhvillimin e muzikës, organizimi i workshopeve të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit dhe ndërtimi i politikave të qarta për të ardhmen janë disa prej tyre.