Zhvillimi i ekosistemit të start up-eve, Ibrahimaj: Qeveria mbështetje për tre fazat e zhvillimit, thirrja çelet më 16 shkurt
Ministra e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije vendimin e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në lidhje me zhvillimin e ekosistemit të start upeve.
Vendimi lidhet me miratimin e kushteve dhe kritereve për mbështetjen me grante nga qeveria të start up-eve. Ajo u shpreh se thirrja çelet më 16 shkurt dhe do jetë e hapur për 30 ditë.
“Miratuam një vendim të rëndësishëm për zhvillimin e ekosistemit të start up-eve. Vendimi lidhet me miratimin e kushteve dhe kritereve për mbështetjen me grante që qeveria u jep start up-eve dhe lehtësuesve. Kjo VKM do i çelë rrugën çeljes së thirrjes për vitin 2024 që parashikohet të çelet më 16 shkurt që do mbështesë start upeve në 3 faza të ndryshme të zhvillimit të tyre” ato në fazë fillestare me fond 1.5 mln lekësh ku mund të aplikojë çdo individ i ri, nomad digjital, studentë; faza e validimit do mbështeten subjektet që kanë 1 vit që operojnë, kanë dorëzuar një palë pasqyra financiare dhe që kanë krijuar një prototip që do mbështeten me një masë prej 4.5 mln lekë.; faza e rritjes ku prototipi është zhvilluar është i tregtueshëm por ka nevojë për financim të mëtejshëm për tu ndërkombëtarizuar që do mbështeten me 9 mln lekë”, tha Ibrahimaj.