Zhvillimi i resurseve, prioritet për 2025 –  Bashkia Shkodër: Qëllimi është nxitja e ekonomisë dhe rritja e investimeve në njësitë administrative

zbulimi resurseve

Krahas mbështetjes së sipërmarrjes dhe përmirësimit të klimës së biznesit ,promovimi i resurseve natyrore e njerëzore në njësitë  administrative, është në fokusin e Bashkisë Shkodër për vitin 2025.

Drejtorja e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik pranë bashkisë, Stela Mardusha, thekson se këto zona kanë potenciale të konsiderueshme, të cilat kërkojnë mbështetje dhe promovim për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ndërhyrjet e planifikuara nga bashkia do të përfshijnë organizimin e aktiviteteve të ndryshme me pjesëmarrjen active të banorëve të zones, të cilët janë shprehur të gatshëm për të qenë pjesë e këtyre nismave, duke kërkuar më shumë vëmendje nga institucione vendore ndaj problematikave dhe mundësive që ofroj në këto njësi.

Qëllimi kryesor i këtyre projekteve nga ana e bashkisë është nxitja e ekonomisë lokale dhe rritja e investimeve në këto zona, duke I kthyer burimet natyrore dhe njerëzore në avantazhe konkrete për zhvillimin e komunitetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.