Zhvillimi i shkencës hapësinore, Kina njofton programin me tre faza 2027-2050

Zhvillimi i shkencës hapësinore, Kina njofton programin me tre faza 2027-2050

Kina njoftoi për një program të ri kombëtar për zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë të shkencës hapësinore, i cili do të udhëheqë planifikimin e misioneve të kërkimit dhe eksplorimit hapësinor nga viti 2024 deri në 2050. Programi përcakton objektivat e zhvillimit të shkencës hapësinore, duke përfshirë 17 fusha me përparësi në pesë tema shkencore kryesore, teksa Kina gjendet në një fazë zhvillimi të përshpejtuar të shkencës hapësinore, duke arritur vitet e fundit misionet e suksesshme të fizikës së lëndës së errët, kuantike dhe hapësinore. 

Pesë temat shkencore kryesore përfshijnë universin ekstrem, valëzimet hapësirë-kohë, pamjen panoramike Diell-Tokë, planetet e banueshme dhe shkencat biologjike e fizike në hapësirë.

Në fazën e parë, deri në vitin 2027, Kina do të përqëndrohet në vënien në funksionim të stacionit  të saj hapësinor.

Gjatë kësaj periudhe do të miratohen gjithashtu pesë deri në tetë  misione satelitore. Në fazën e dytë nga viti 2028 deri më 2035, Pekini ka në plan  të zbatojë projektin e eksplorimit hënor me ekuipazh dhe do të ndërtojë stacionin ndërkombëtar të kërkimeve hënore e të kryejë 15 misione satelitore.

Faza e tretë, nga 2036 deri në 2050, do të shohë nisjen e mbi 30 misioneve shkencore hapësinore, me synim ngritjen në një nivel të avancuar global në fusha kyçe.

Gjatë viteve të fundit, qeveria kineze i ka kushtuar gjithë e më shumë rëndësi përdorimit të plotë të rolit vendimtar të teknologjisë  hapësinore në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të botës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.