Lajme

Zhvillimi i shkencës hapësinore, Kina njofton programin me tre faza 2027-2050

Zhvillimi i shkencës hapësinore, Kina njofton programin me tre faza 2027-2050

Kina njoftoi për një program të ri kombëtar për zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë të shkencës hapësinore, i cili do të udhëheqë planifikimin e misioneve të kërkimit dhe eksplorimit hapësinor nga viti 2024 deri në 2050. Programi përcakton objektivat e zhvillimit të shkencës hapësinore, duke përfshirë 17 fusha me përparësi në pesë tema shkencore kryesore, teksa Kina gjendet në një fazë zhvillimi të përshpejtuar të shkencës hapësinore, duke arritur vitet e fundit misionet e suksesshme të fizikës së lëndës së errët, kuantike dhe hapësinore. 

Pesë temat shkencore kryesore përfshijnë universin ekstrem, valëzimet hapësirë-kohë, pamjen panoramike Diell-Tokë, planetet e banueshme dhe shkencat biologjike e fizike në hapësirë.

Në fazën e parë, deri në vitin 2027, Kina do të përqëndrohet në vënien në funksionim të stacionit  të saj hapësinor.

Gjatë kësaj periudhe do të miratohen gjithashtu pesë deri në tetë  misione satelitore. Në fazën e dytë nga viti 2028 deri më 2035, Pekini ka në plan  të zbatojë projektin e eksplorimit hënor me ekuipazh dhe do të ndërtojë stacionin ndërkombëtar të kërkimeve hënore e të kryejë 15 misione satelitore.

Faza e tretë, nga 2036 deri në 2050, do të shohë nisjen e mbi 30 misioneve shkencore hapësinore, me synim ngritjen në një nivel të avancuar global në fusha kyçe.

Gjatë viteve të fundit, qeveria kineze i ka kushtuar gjithë e më shumë rëndësi përdorimit të plotë të rolit vendimtar të teknologjisë  hapësinore në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të botës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Pse simptomat e ftohjes përkeqësohen më shumë gjatë natës?

Simptomat e ftohjes shpesh bëhen më të padurueshme gjatë natës, duke përshkallëzuar shqetësimet si kongjestioni,…

2 hours ago

Historia e lashtë e unazave të martesës, simboli i përkushtimit dhe dashurisë për shekuj

Unazat e fejesës kanë qenë një simbol i dashurisë, përkushtimit dhe unitetit për shekuj, me…

3 hours ago

Paralajmërimi i Trump mbi tarifat, reagojnë liderët e BE: Të gatshëm të reagojmë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë reaguar pas kërcënimeve tarifore të presidentit amerikan Donald Trump kundër…

3 hours ago

Punonjësit e USAID marrin e-mail: Agjencia do jetë e mbyllur, Trump është dakord

Zyra kryesore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Uashington është mbyllur papritur këtë të…

3 hours ago

2000 biznese të mbyllura që nga pandemia – Kreu i BSPSH Shkodër:  Rreth 220 biznese u mbyllën në vitin 2024

Që nga viti 2020, në kohën e pandemisë së Covid-19 deri në fund të vitit…

3 hours ago

BE për transparencën e Bashkive – Bashkitë me performancën më të lartë Shkodra dhe Lezha

Viti 2024 ishte i pesti që Qendra “Faktoje” monitoroi performancën e transparencës dhe mbajtjen e…

3 hours ago

This website uses cookies.