Zhvillimi i turizmit malor – Kreu i Bashkisë Pukë: Kemi projekte, shpresojmë te bashkëpunimi me qeverinë
Puka është një ndër zonat turistike të pashfrytëzuara në Shqipëri.
Për këtë arsye, fokusi i pushtetit vendor është zhvillimi i turizmit malor si një mundësi e mirë edhe për ekonominë e kësaj zone.
Kryebashkaaku Rrok Dodaj e cilëson këtë vit të suksesshëm në turizëm.
Për arritjen e këtyre ambicieve dhe kthimit të Pukës në një atraksion turistik, Dodaj tha se duhen dhe shumë investime, të cilat shpreson t’i realizojë përmes bashkëpunimit me qeverinë.
Puka mund të konsiderohet tashmë si një prej destinacioneve të turizmit shqiptar. Ajo çfarë mbetet domosdoshmëri është shtimi i njësive akomoduese.