Zhvillohen ceremonitë e fundit mortore për presidentin e Iranit, Ebraim Raisi
Mijëra njerëz, me pankarta dhe flamuj, marshuan në qytetin lindor të Birjandit të enjten për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të Iranit Ebraim Raisi.
63-vjeçari, bashkë me ministrin e jashtëm dhe gjashtë zyrtarë të tjerë humbën jetën të dielën, kur helikopteri i tyre u rrëzua në kufi me Azerbajxhanin. Ai do të prehet në faltoren e shenjtë të Imam Rezës, në qytetin e lindjes Mashhad.
Fotografi me portretin e Raisit, flamuj të zinj dhe simbole shiite u vendosën në rrugët e qytetit të dytë të më të madh të Iranit.
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën edhe të mërkurën në një prej ceremonive të mbajtura në kryeqytetin Teheran për t’i bërë nderimet e fundit presidentit, të cilin zyrtarët dhe mediat e quajtën martir. Udhëheqësi suprem Ajatollah Ali Khamanei drejtoi lutjet për presidentin Raisi dhe zyrtarëve që humbën jetën në aksident.
Në ceremonitë e nisura të martën në qytetin e Tabrizit morën pjesë liderë nga vendet që mbështesin Iranin, por nga grupet militante si Hamas dhe Hezbillah.
Në ceremon i munguan përfaqësues nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa disa vende joanëtare, përfshirë Bjellorusinë dhe Serbinë kishin përfaqësuesit e tyre.
Khamenei, i cili ka autoritetin përfundimtar në Iran, shpalli 5 ditë zie kombëtare dhe caktoi zëvendëspresidentin Mohamad Mokber, si president të përkohshëm deri në zgjedhjet e 28 qershorit ku do të zgjidhet edhe pasardhësi i Raisit.