Zhvillohet seanca paraprake për çështjen Gjici, pretenca u la më 11 janar
Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës se seancës paraprake për gjykim të shkurtuar.
Prokuroria thotë se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvillua mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtori Almën te Granit Gjana, për te folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.
Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.
Kaçi kur është marrë bë pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ “Fiks Fare”, pasi sipas saj ishte gazetare e pa deklaruar investigative në Fiks Fare.
Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve te Fiks Fare ku Kaçi fliste për këtë filmim.
Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentuar.