Zhvillohet stërvitja ushtarake e batalionit të këmbësorisë të Vaut të Dejës

ushtaret vau dejes
Forcat tokësore të ushtrisë shqiptare po tregojnë përgatitje të lartë për të marrë pjesë në misionet ndërkombëtare.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi të hënën (18 shtator) zhvillimin e stërvitjes ushtarake “Mnela-23”.

Trupa e batalionit të këmbësorisë të Vaut të Dejës testuan kapacitetet e tyre operacionale, duke zhvilluar të gjitha fazat – nga dislokimi, te shpëtimi dhe deri te situatat në fushën e simuluar të luftës.

Ministri Peleshi është shprehur më parë se ushtria shqiptare është e aftë të kryejë misione operacionale, luftarake, brenda dhe jashtë vendit në misione në kuadrin e NATO-s, BE-së, Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjera ndërkombëtare.
