Zielinski shpallet futbollisti i vitit në Poloni
Piotr Zielinski ka një arsye për të buzëqeshur, në mes të stuhisë që ka lindur rreth tij në kampin e Napolit, pasi ka fituar çmimin futbollisti i vitit në Poloni.
Klubi italian e përjashtoi polakun nga lista e lojtarëve të federuar për ndeshjet e Ligës së Kampionëve për shkak të vendimit të tij për të mos rinovuar kontratën me Napolin që skadon në qershor.
Zielinski ka zgjedhur që të vazhdojë karrierën tek Interi, duke filluar nga vera, dhe presidentii Aurelio De Laurentiis ka vendosur që ta ndëshkojë në këtë mënyrë.
Gjithsesi, mesfushori është zgjedhur së fundmi lojtari i vitit në Poloni, një vlerësim që vetë Napoli e ka përshëndetur në rrjetet sociale.