Zjarr në bodrum të spitalit Shkodër, reagon drejtori teknik, shtresa termoizoluese e cisternave në tym
Mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e një shkëndije elektrike në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër, ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit, ka rënë zjarr, por fatmirësisht pa pasoja. Drejtori teknik në Spitalin Rajonal të Shkodër ka reaguar në lidhje me raportimet për rënien e zjarrit në spital. Marku u shpreh se në spital nuk ka rënë zjarr. Sipas tij shtresa termoizoluese të cisternave kanë nxjerrë tym.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin, nga i cili ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.