Zjarr në malin e Shpiragut, Peleshi: 50 trupa të FA dhe një helikopter në terren. Situata e vështirë për shkak të terrenit
Mali i Shpiragut në Berat është përfshirë nga flakët që prej mbrëjes së djeshme (24 gusht), ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se në terren janë angazhuar 50 trupa të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe një helikopteri Cougar, që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Peleshi thekson se situata është e vështirë për shkak edhe të terrenit të vështirë.
“50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha. Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.
Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!”, shkruan Peleshi.