Zjarr në një bllok banimi në Spanjë, humbin jetën 4 persona, plagosen 14 të tjerë
Një zjarr masiv ka përfshirë një bllok banimi në qytetin spanjoll të Valencias, duke i marrë jetën 4 personave, e duke lënduar 14 të tjerë.
Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shpëtimin e banorëve, ndërsa 19 persona janë zhdukur.
Erërat e forta kanë ndikuar në përhapjen e flakëve, por ka dyshime gjithashtu se veshja e jashtme e pallateve ka mundësuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Më shumë se 20 ekipe zjarrfikëse luftuan me flakët.
Ndërtesat përmbajnë 138 banesa dhe ishte shtëpia e 450 banorëve.