Zjarr në një nënstacion elektrik në Shkodër, digjet edhe një magazinë

Zjarr në një nënstacion elektrik

Një shkëndijë elektrike ka ndodhur në nënstacionin elektrik të Draçinit duke shkaktuar zjarr. Si pasojë ka marrë flakë edhe një magazinë pranë këtij në stacioni duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ku dyshimet janë se për shkak të shkëndijës elektrike ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në Draçin.

Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me zjarrfikësit, për të mundësuar shuarjen e zjarreve. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, po heton për të dokumentuar shkaqet e këtyre rasteve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.