Zjarr në një pallat me 10 kate në Lezhë, asfiksohen 3 zjarrfikës dhe 1 banor i pallatit

Një zjarr që ka rënë në orët e vona të mbrëmjes në një pallat me 10 kate në Lezhë, ka asfiksuar 3 zjarrfikës që po punonin për shuarjen e tij, si dhe 1 banor. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, për ndihmë të specializuar mjekësore.
Prania e tymit brenda pallatit vijon të jetë ende problem. Banorët po qëndrojnë jashtë pallatit, në pritje të largimit të tymit dhe stabilizimit të situatës. Dyshimet e para janë se zjarri e ka pasur origjinën nga kabina elektrike e cila ndodhet në katin e parë të ndërtesës me 10 kate.



