Zjarr në repartin e mobiljeve – Nuk ka të lënduar, policia po punon për përcaktimin e shkakut
Një repart mobilerie u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugicën e “Koplikëve” , në qytetin e Shkodrës, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilerisë.
Në vendin e ngjarjes mbërriten shërbimet zjarrfikëse, të cilët punuan për izolimin e flakëve.
Por, falë ndërhyrjes në kohë të shpejtë të trupave zjarrfikëse, u bë e mundur neutralizimi i flakëve dhe më pas shuarja e tyre.
Si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale në ambjentet e mobilerisë.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.