Zjarr pranë kapelës së Rrmajit, shkrumbohet kabina e rojes, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Ky është vendi ku ndodhej kabina në të cilën po qëndronte roja i varrezave së Rrmajit në Shkodër. Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit shkrumboi objektin në fjalë ngjitur me kapelen e varrezave.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve , nisur edhe nga distanca e afërt bëri që flakët të neutralizohen në momentin e duhur, përpara se ato të përhapeshin duke vënë kapelen e Rrmajit bashkë me varrezat.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
Nisur nga deklarimet e rojes, shkak dyshohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike në kabinën e tij, megjithatë i mbetet grupit hetimor për të dalë në konkluzionin përfundimtar.