Zjarret në Los Anxhelos djegin mbi 27 mijë hektarë, NASA tregon pamjet apokaliptike

Zjarret që kanë shpërthyer në Los Anxhelos kanë shkatërruar mbi 27.000 hektarë në vetëm tre ditë, duke u përhapur me shpejtësi alarmante.
Fotot e kapura nga satelitët e Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe NASA tregojnë sesi flakët kanë mbuluar një zonë të gjerë, duke përfshirë lagjet e Palisades dhe Eaton. Erërat e fuqishme të Santa Ana kanë shtyrë zjarret të përhapen më shpejt nëpër qytet.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, duke djegur mbi 11.000 hektarë deri më 8 janar dhe ka marrë të paktën dhjetë jetë njerëzish.
Dy zjarre të reja shpërthyen në Hollywood Hills dhe Studio City, duke detyruar evakuimin e detyrueshëm. Përballë kësaj situate emergjente, forcat ushtarake kanë ardhur në ndihmë në përpjekjet e shuarjes dhe shpëtimit.

Zyrtarët njoftuan se mbi 1.000 struktura janë shkatërruar dhe reagimi i shpejtë i autoriteteve është thelbësor për të kontrolluar situatën e shpërthyer nga këto zjarre masive.