Zjarret në Los Anxhelos- Rritet në 24 numri i viktimave, frikë për stuhi ere

Zjarret në Los Anxhelos 13

Është rritur edhe më shumë  bilanci i viktimave nga zjarret tragjike që shpërthyen në Los Anxhelos. 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtyre zjarreve që u përhapën me një shpentësi të jashtëzakonshme.

Por parashikimi meteorologjik për era të forta gjatë kësaj të hëne (13 janar) ka ndezur frikën për riaktivizim të vatrave të zjarrit dhe përhapjen më pas të tyre në zona më të gjera.

14 mijë personel emergjence ka qenë dje (12 janar) në terren duke luftuar me flakët dhe paralajmërimi për era të forta, ka ndezur frikën e tyre për një përhapje të shpejtë të vatrave të zjarrit.

Ndërkaq, kujtojmë se më shumë se 12,000 struktura janë shkatërruar vetëm nga zjarret Eaton dhe Palisades, duke i bërë ato me gjasë përkatësisht zjarret e dyta dhe të katërta më shkatërruese në historinë e Kalifornisë.

“Rreth 105,000 banorë janë ende nën urdhrat e evakuimit të detyrueshëm. Nëse kushtet e motit dhe zjarri e lejojnë, autoritetet do të fillojnë të përpiqen t’i kthejnë njerëzit nga zonat e evakuimit në komunitetet e tyre duke filluar nga e enjtja”, tha Shefi i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.