Zjarret në pyjet e Fushë Arrëzit, kryebashkiaku Curri: Mbrojtëm ekosistemet, dëmet minimale
Zjarret gjatë sezonit të verës, në masivet pyjore të bashkisë së Fushë-Arrëzit, kanë krijuar situata serioze, por me masat e duhura është mundur të minimizohen dëmet dhe të mbrohen ekosistemet dhe komunitetet njerëzore.
Kryebashkiaku Hilë Curri tha se dëmtimet kanë qënë shumë minimale, krahasuar me bashkitë e tjera.
Disa nga zjarret e shkaktuara kanë qënë prej linjave të interkonjeksionet, pas kontaktit me pemët, thotë kryebashkiaku Hilë Curri.
Fushë-Arrëzi ka një sipërfaqe pyjore të madhe, që përbën një pjesë të rëndësishme të të gjithë territorit të kësaj bashkie.
Pyjet në këtë zonë janë një burim i rëndësishëm për ekonominë lokale, duke ofruar drurë, për tregëtinë e drurit dhe prodhimin e produkteve të ndryshme pyjore.