Zjarret në qarkun Shkodër, 3 vatra aktive, efektivët e FA në luftë me flakët

Tre vatra zjarri janë aktive në Bashkinë Shkodër. Sipas informacioneve, bëhet me dije se vijon ende e aktivizuar vatra në vendin e quajtur “Syri i Kaltër” në fshatin Theth, bashkia Shkodër. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar punonjës të AdZM dhe efektivë të Forcave të Armtosura.

Po ashtu, për të luftuar flakët janë angazhuar edhe qytetarë të komunitetit e kryeplaku.

Vijon aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Syri i Kaltër” në fshatin Theth, bashkia Shkodër. Ne operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar strukturat e mëposhtme: AdZM 3 punonjës. Forcat e Armatosura 10 efektive. Nga komuniteti po japin ndihme 6 persona dhe kryeplaku.

Në bashkinë Malësi e në orët e para të mëngjesit kemi patur 2 vatra zjarrit.

Vatra në fshatin Zagore është shuar plotësisht. Vatra në fshatin Bajze është shuar plotësisht. Momentalisht kjo bashki nuk ka zjarre aktive.

Në bashkinë Fushe Arrëz, në vendin e quajtur “Starme”, të Njësisë administrative Iballë vatra e zjarrit është plotësisht e izoluar. Aktualisht kjo vatër po mbahet në monitorim nga punonjësit e shërbimit pyjor”, thuhet në njoftim.

Institucioni i Prefektit të qarkut Shkodër ka qenë në gatishmëri për monitorimin dhe koordinimin e situatave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.