Zjarret në Shkodër, reparti zjarrfikës: Situata është e qetë, nuk kemi asnjë vatër aktive
![zjarret ne shkoder](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/07/zjarret-ne-shkoder.jpg?fit=985%2C594&ssl=1)
Në territorin e Bashkisë së Shkodrës situata nga zjarret momentalisht paraqitet e qetë. Sipas shërbimit zjarrfikës, deri në këto momente nuk ka asnjë vatër aktive, ndërsa probleme këto ditë janë ndeshur në zonën e Velipojës për shkak të terrenit të vështirë malor.
Shefi i shërbimit zjarrfikës, Bashkim Ramaj, ka edhe një apel për qytetarët.
Sipas vlerësimeve të deritanishme nga ky ky repart, sipërfaqja e përshkruar nga zjarri është rreth 35 ha. Momentalisht situata po monitorohet nga specialistë të ADZM, shërbimit zjarrfikës, e kryetarë fshatrash, nën koordinimin e Prefekturës së Qarkut.